Vocaj: Të lirohet bulevardi i Tiranës

03/05/2010 18:45

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i është drejtuar sërish me një letër Edi Ramës, në cilësinë e kryetarit të bashkisë, duke kërkuar ndërhyrjen për zhbllokimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Vocaj ka hedhur poshtë akuzat e Ramës, për keqdashje në organizmin e shërbimeve policore për sistemimin e trafikut.

Vocaj ka hedhur poshtë edhe idenë e Ramës, për përfshirjen e policisë bashkiake në trafikun rrugor, që sipas tij bie ndesh me kodin rrugor shqiptar.

Kreu i bashkisë në një letër drejtuar policisë së Tiranës ka sugjeruar aktivizimin e policisë bashkiake në ndihmë të qarkullimit rrugor.

Por Vocaj i ka dërguar edhe një tjetër letër Ramës, këtë radhe për dijeni në cilësinë e kreut të PS-së, duke i kujtuar se, ngritja e pengesave dhe ndalimi i mjeteve të transportit përbën vepër penale.

Top Channel