Sytë na ndihmojnë të ëndërrojmë

03/05/2010 10:55

Jo rrallëherë njerëzit zhyten në mendime, apo mendja u fluturon tjetërkund, larg realitetit në ndjekje të një ëndrre me sy të hapur.

Në këto momente gjithcka rreth nesh errësohet dhe shpesh herë harrojmë apo e kemi të vështirë të kuptojmë realitetin në të cilin ndodhemi. Sipas një grupi shkencëtarësh, ata që na fshehin nga realiteti duke na futur në një botë të pavetëdijës, janë sytë.

Në studimin e publikuar në “Psychological Science” tregohet se kur mendja udhëton, sytë krijojnë një lloj barriere duke na ndarë nga bota e jashtme. Qepallat e syve i rrahim më shpesh se zakonisht dhe në disa pjesë të trurit aktiviteti reduktohet.

Top Channel