Britani, kriza ekonomike rrit konsumin e valiumit

03/05/2010 14:45

Kriza mund të ketë shkaktuar humbje të mëdha për shumë firma por biznesi i prodhimit dhe tregtimit të valiumit ka lulëzuar.

Sipas nje studimi të Sistemit Shëndetësor Britanik, njerëzit janë bërë më të varur ndaj ilaceve qetesues. Nëse në vitin 2006 numëroheshin 3.25 milionë britanikë të varur nga Valiumi, në vitin 2009 ku numër ka shkuar në 3.6 milionë dhe shumë shpejt parashikohet që të shkojnë në 5 milionë.

“Rritja e fenomenit me hapa të mëdhenj është shqetësuese pasi këto ilace po përdoren në mënyrë të gabuar”, shprehet mjeku psikiatër Peter Byrne. Ekspertët thonë se rritja e numrit të përdoruesve lidhet ngushtë me recesionin ekonomik gjatë viteve të fundit.

Një mashkull në shtatë pasi ka humbur punën, vuan nga depresioni, ndërsa një pjesë e madhe e meshkujve jetojnë në panik për shkak të frikës se humbjes së vendit të punës.

Top Channel