Greva dhe protesta hyjnë në ditën e tretë

02/05/2010 10:45

Mëngjesin e sotëm protesta e opozitës ka hyrë në ditën e tretë të saj. Fjala e deputetëve socialistë ka shoqëruar edhe mëngjesin e sotëm deputetet dhe protestuesit grevistë.

Gjatë fjalës së saj përpara protestuesve, deputetja Rudina Seseri ka kritikuar ashpër qeverinë, duke thënë se ajo po falimenton turizmin në vend. Ajo shtoi duke thënë se qeveria tregoi se është e paaftë për të garantuar lirinë e votës.

“Shqiptarët po përballen me një prapambetje industriale e biznese te falimentuara”, theksoi Seseri. Në fund të fjalës, deputetja socialiste theksoi se kjo qeveri duhet të largohet. Ndërkohë, mes protestuesve ndodhet edhe kryetari socialist Edi Rama, i cili po bisedon me protestuesit, shumë prej të cilëve e kanë kaluar natën në qiell të hapur.

Top Channel