Macja i mbijeton ages në fyt

01/05/2010 17:30

Një mace ka mundur t’i mbijetojë një ageje të gjatë rreth 6 centimetra të futur në fytin e saj.

Padronët e Marley, 27 vjeçari Thomas Ward dhe bashkëshortja e tij Candi Carpenter, 23 vjeç, nga Streatham, në jug të Londrës, kanë vënë re se ajo kollitej në mënyrë të pakontrolluar dhe kanë vendosur ta çojnë në spitalin veterinar Blue Cross.

Vetëm pas një testi me rreze X është vënë re prania e ages.

Në këtë pikë Marley është operuar duke i nxjerrë agen me sukses.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel