KESH dhe KEK lidhin paktin njëvjeçar

01/05/2010 09:00

Nisur nga sasitë e mëdha të energjisë elektrike që disponon aktualisht pala shqiptare, është menduar që një pjesë ta dërgojë në Kosovë, si rezervë për stinën e verës, ku prodhimi bie.

Në kuadër të mirëmenaxhimit dhe shfrytëzimit sa më të mirë të kapaciteteve të prodhimit të energjisë në vend, si dhe furnizimin me energji të popullatës, Shqipëria e Kosova firmosën marrëveshjen në fushën e energjisë.

Nënshkrimi është kryer dje nga drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku dhe kreu i Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, Arben Gjukaj.

Në bazë të marrëveshjes njëvjeçare, Shqipëria do shkëmbejë me Kosovën energjinë e tepërt elektrike dhe do ta rimarrë atë gjatë stinës së verës.

Top Channel