Kapet hashash në Durrës

01/05/2010 16:30

29 kilogramë bimë narkotike kanabis sativa e ndarë në 28 pako është sekuestruar nga blutë e Durrësit paraditen e sotme gjatë një operacioni të koduar “Mëngjes i Freskët”.

Operacioni u finalizua dhe me arrestimin e 3 shtetasve, si dhe sekuestrimin e automjetit me te cilin po transportohej bima narkotike.

Zedhenesja e drejtorise se policise se qarkut Durres beri te ditur emrat e tre te arrestuarve, 2 prej te cileve nga Permeti dhe nje nga Tirana. Kapja ne flagrance e tre te arrestuarve u be në vendin e quajtur “Rrota e kuqe” ne Plazhin e Durresit. Gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin e shtetasit Arjan Peci, tip Benz me targa te Permetit u gjet sasia e lendes narkotike e cila u sekuestrua bashke me automjetin, ndersa ndaj te treve ka nisur procedimi penal per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim.

Nderkohe vazhdon puna per zbardhjen e itinerarit te kanabisit dhe zbardhjen e te tjere emrave te perfshire ne kete trafik.  

Top Channel