PR nis riorganizimin

28/04/2010 19:05

Kryesia e PR zhvilloi një takim me perfaqësuesit e asamblesë rajonale të Korcës, për organizimin e degëve dhe nëndegëve, duke e shtrirë atë deri në riformimin e grupseksioneve.

Në takim nisi edhe përzgjedhja e kandidaturave që do të përfaqësojnë partinë në keshillat bashkiakë e komunalë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kryetari i PR, Fatmir Mediu deklaroi se objektivi afatshkurtër është përfaqësimi në të gjitha nivelet e pushtetit lokal në zgjedhjet e 2011-ës dhe ai afatmesëm që ka të bëjë me marrjen e mandateve të mjaftueshme për të krijuar një grup parlamentar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013.

Zoti Mediu bëri edhe një përshkrim të arritjeve dhe reformave të qeverisë në të cilën bën pjesë, ndërsa u shpreh se vendi tashmë ka hyrë në një rrugë pa kthim për realizimin e endrës europiane.

Top Channel