Tiranë, aktivitete kundër ndotjes

22/04/2010 16:20

Në Diten e Tokës bashkia e Tiranes ka sensibilizuar qytetarët e saj të jenë më të kujdesshëm për të mbajtur pastër mjedisin në shenjë mirënjohjeje ndaj planetit Tokë.

Një sfilatë me veshje të stiluara me elementë ndotës të mjedisit u kujton qytetarëve të mos i përdorin ato në jetën e përditshme si ndotësit më problematikë.

Në Diten e Tokës korpusi shqiptar i vullnetareve u kujton qytetarëve që jo vetëm të mbrojnë mjedisin ku jetojnë por të reagojnë ndaj ndotësve, duke denoncuar nëpërmjet numrave të telefonit  të vene në dispozicion pranë bashkisë së Tiranës.

Kryetari i bashkisë  së kryeqytetit u kërkon të gjithëve të rrisin përgjegjesitë individuale ndaj mjedisit në menyre që të kemi një vend të shendetshem për të jetuar .

“Përvjetori i 40-të i një nisme që e ka origjinën në SHBA, për mbrotjen e planetit që në 10-vjecarin e fundit është intensifikuar per te vetedijesuar te gjithe se toka eshte nje vendkalimi i perkohshëm, por eshte njekohesisht borxhi qe u kemi atyre qe vijnë pas, të cilëve duhet t’ua lëmë të paktën ashtu sic na e lanë paraardhësit tanë”, u shpreh Rama.

Eshte bërë tashmë traditë në shumë vende që në Diten e Tokes, femije, te rritur e te moshuar te falin pak nga koha e tyre per te pastruar nje territor publik ,te mbjellin nje peme  apo te organizojne aktivitete qe sensibilizojne mbrojtjen e Tokes dhe rreziku i ngrohjes globale sa vjen e behet me kercenues.

Top Channel