Marrevëshje 4 miliardë euro

22/04/2010 15:25

Qeveria shqiptare dhe ‘Rudana Grup AG’ , një konsorcium investitorësh nga vendet e Gjirit Persik dhe Europa, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunini për financimin e 4 miliardë eurove.

Sipas kësaj marrëveshjeje në 4 vitet e ardhshme në Shqipëri do të ndërtohen HEC-e kapaciteti i të cilëve do të shkojë në 1000 megavat.

“Parashikohet ndërtimi i një rafinerie të re në Portoromano; shprehet interesi për privatizimin e Albpetrol; flitet për të ndërtuar një qendër të studimit të hapësirës dhe të tokës; ndërtimin e një qyteze të re me një teknologji të re duke respektuar ambientin; ndërtimin e një porti të ri në qytetin e Vlorës, ose privatizimin e atij ekzistues”, u shpreh ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Kjo marreveshje parashikon dhe investime në porte, infrastrukturë, si dhe privatizimin e disa objekteve shtetërore.

“Sot në Shqipëri, kemi një hapësirë të paktën edhe për 2200 megavat te reja vetem hidrocentrale. Ky fond do të shohë jo vetëm projektet e reja po mbase edhe koncensionet ekzistuese kur investuesit aktuale nuk kanë mundësi t’i përfundojnë investimet”, u shpreh Prifti.

Ministri Prifti deklaroi se ky eshte nje nga investimet me te medha te koheve te fundit. Perfaqesuesit e ‘Rudana Grup’ thane se kane vezhguar per rreth 20 vjet mundesite per biznes qe ka Shqiperia dhe konfirmojne se do te jene ne gjendje t’i plotesojne pikat e marreveshjes ne keto 4 vjet.

Top Channel