Erozioni, toka jonë po mpaket

22/04/2010 20:30

Bovilla është një nga veprat kombëtare që është prekur rëndë nga erozioni, duke ndikuar edhe në cilësinë e ujit prej të cilit furnizohet një pjesë e madhe e banorëve të kryeqytetit.

Profesor Vangjo Kovaci sqaron se erozioni në këtë zonë po zvogëlon vëllimin në mënyrë të përvitshme, ndaj marrja e masave duhet të jetë emergjente.

“Erozioni në këtë basen ujëmbledhës dhe që ushqen këtë rezervuar është në vlera jashtëzakonisht të larta që shkojnë deri në 70 ton për hektarë. Duhet të merren masa sa më shpejt”, deklaron Kovaci.

Cdo vit Shqipëria humbet 20 deri në 70 ton për hektarë dhe mbi 150 mijë ha tokë janë të predispozuara të rrëshqasin.

Pjesa e bregdetit është prekur nga ky fenomen, aq sa specialistët kanë konstatuar në zona të caktuara nga Velipoja në Vlorë, deti te avancojë drejt tokës nga 50 deri në 100 metra në vit.

“Në zonat detare është erozioni në forma që shkon në 80 tonë për hektarë në vit. Në erozionin në brigjët e lumenjvë shkojnë po ashtu në dhjetëra tonë në vit”, shton Kovaci.

Shqipëria është ndër vendet ku erozioni i tokës është 2 deri në 3 herë më i lartë se në vendet e Mesdheut dhe ka 2 herë më pak tokë të punueshme për frymë se vendet e Europës.

Top Channel