Rinasi drejt normalizimit

21/04/2010 17:15

Drejt normalizimit situata në aeroportin e Rinasit, ku prej ditësh trafiku ajror ishte i reduktuar për shkak të resë vullkanike islandeze që paralizoi qarkullimin në pjesën më të madhe të Europës.

Pezullimi i fluturimeve per disa dite ne aeroportin kombetar te Rinasit “Nënë Tereza”, do te shoqerohet edhe me nje kosto finaciare.

Pezullimi per te pakten 5 dite i 60 deri ne 70% te fluturimeve  ka sjelle edhe një dëm financiar për aeroportin i cili ende nuk eshte përllogaritur.Burime zyrtare tregojne se ne Shqipëri dëmi eshte kryesisht tek pezullimi i fluturimeve nga pasagjeret sesa tek mallrat. Ndersa ne shume aeroporte të Europës demet përllogariten në miliarda euro.

 
 

Top Channel