Rusi, atentat ndaj një zëvendësministri në Ingusheti

19/04/2010 10:15

Një atentat shpërthyes ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm në Nazran, qyteti kryesor i Ingushetisë.

Bomba gjendej në makinën e zëvendësministrit të Brendshëm të republikës kaukaziane, Beslan Shaguiev, i cili në momentin e shpërthimit nuk ishte në makinë.

Sipas autoriteteve, në vendngjarje ka mbetur i plagosur shoferi i tij.

Top Channel