Bulqize, protestë per kromin

19/04/2010 15:30

Një grup banoresh të qytetit të Bulqizës, një pjesë e të cilëve minatorë, protestuan në lidhje me mënyrën e shfrytëzimit të galerive të kromit në zonen D.

Reagimi i tyre erdhi pas bllokimit të disa prej firmave që shfrytezojne këtë zonë. Protesta e banorëve u deklarua se do të vijojë deri në largimin e firmave qe shfrytezojne kete zone e cila sipas tyre u përket në rradhë të parë banorëve të Bulqizës.

Minierat e Bulqizes prodhojne cdo vit miliona euro mineral kromi. Por qyteti i Bulqizës qe ndodhet perballe galerive eshte nje nga zonat me te varfra ne Shqiperi.

Top Channel