Poloni, fillon funerali i Kazinskit

18/04/2010 14:35

Ka filluar në bazilikatën “Zonja jonë” në Cracovia, ceremonia e varrimit të presidentit polak, Lech Kaczynski dhe bashkëshortes së tij Maria.

Të dy humbën jetën gjatë aksidentit ajror në Rusi 10 prillin e shkuar.

Prezent në ceremoni janë liderë të ndryshëm botërorë, mes të cilëve edhe presidenti rus Medvedev apo ai i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Shumica e udhëheqësve të shtetit që kishin deklaruar pjesëmarrjen e tyre, nuk do të marrin pjesë për shkak të anulimit të fluturimeve të shkaktuara nga vullkani i Islandës.

Top Channel