Kosovë, harrohen veteranët e luftës

18/04/2010 16:40

Dikur ishte i rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa tani në rreshtin e shumëkërkuesve të hekurishteve për të siguruar mbijetesën.

Veteranin e luftës së UÇK-së  ky profesion e ka ndjekur tani e 20 vjet, ai me këtë profesion mban familjen e tij. Në atë kohë shpresonte se do të vinin ditë më të mira, por tani në shtetin e tij janë shuar të gjitha shpresat. Krenari dhe e kaluara e tij nuk e lë paraqitjen para kamerës, megjithëse pranon të rrëfejë për çdo detaj të jetës.

“Këtë punë ë bëj qysh prej 20 vjetësh”, thotë veterani i UÇK-së.

I vetmi kujtim nga lufta i ka mbetur kartela identifikuese. Ai thotë që shokët dhe bashkëluftëtarët e harruan.

Për të siguruar jetësën në vendgrumbullimin e plehrave ndodhen edhe mjaft femijë. Vetë veterani i UÇK-së thotë se arrin të përfitojë maksimumi deri në 10 euro në ditë nga puna si metalmbledhës.

Top Channel