Hiri vullkanik, Topi anulon vizitën në Poloni

17/04/2010 14:55

Presidenti i Republikës Bamir Topi anulon vizitën e tij në Poloni, ku do të merrte pjese në ceremoninë për të ndjerin Leh Kazinski, i cili humbi jetën në një aksident tragjik ajror bashkë me 95 persona të tjerë.

Shkak për anulimin e udhëtimit është bërë hiri vullkanik që ka penguar me dhjetëra fluturime në mbarë Evropën.

Mësohet se edhe tetë shtete të tjera, mes të cilëve edhe Maqedonia kanë anuluar pjesëmarrjen në ceremoninë e së dielës.

Top Channel