Zëdhënësat, “memecët” e qeverisë

16/04/2010 19:50

Një ditë pune për mediat është kthyer në mison të pamundur për shkak të memecërisë së zëdhënësave të institucioneve të shtetit që kanë thyer një standart ligjor, heshtjen dhe jo dhënien e informacionit.

Në rastin më të mirë, institucionet të përcjellin për informacion sa në një dikaster, në tjetrin. Në rastin më të keq, institucionet zvarrisin pa fund dhënien e informacionit përtej cdo kufiri etike dhe ligjor, duke shfaqur dukshëm mungesë transparence ndaj publikut.

Kjo është vetëm një ditë pune për mediat, por raste të tilla janë të përditshëm për gazetarët. Por imagjinoni se cfare do te ndodhë sikur nje dite te veteme mediat te mos i pergjigjen institucioneve kur ato kerkojne bashkepunimin.

Marrja e informacionit nga institucionet shtetore mbetet per mediat nje beteje, por te humbur nuk jane gazetaret, por publiku, te cilit i mohohet nje nga te drejtat me themelore, ajo per t’u informuar.
 

Top Channel