Zelandë e Re, braktis fëmijën për klubin e natës

15/04/2010 16:20

Babai ka lënë fëmijën 1 vjecar në makinë ndërsa shkoi në një klub nate në Wellington të Zelandës së Re.

Në orën 3 të mëngjesit, një kalimtar ka vënë re fëmijën në makinë, duke lajmëruar policinë. Keshtu, 42 vjecari është arrestuar menjëherë për braktisje të pamotivuar të të miturit. Makina e tij ishte parkuar jo shumë larg “Mermaid Strip Club” ku u gjet edhe prindi.

Fëmija i është besuar një agjencie për mbështetjen familjare në pritje të vendimit që do marrë gjykata për të ardhmen e tij. Autoritetet kanë dhënë shume pak informacione për gjendjen familjare të 42 vjecarit.

Top Channel