Saturni, NASA filmon imazhe të stuhisë

15/04/2010 17:10

Për herë të parë NASA ka arritur të filmojë një stuhi të fuqishme në atmosferën e planetit të unazave, Saturn.

Filmimi është realizuar nga sonda Cassini, një bashkëpunim mes NASA-s dhe Agjencisë Hapësinore Europiane. Në video duken qartë vetëtimat, njëlloj sic ndodh edhe në Tokë.

“Në Saturn ndodhin stuhi shumë më të fuqishme se në Tokë”, shprehen shkencëtarët. Andrew Ingersoll nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni shprehet se në Saturn këto fenomene ndodhin me frekuencë më të vogeël se në planetin tonë, por kur ndodhin, zgjasin edhe për disa muaj.

Imazhet e marra nga Cassini janë pjesë e një stuhije që ka zgjatur nga janari deri në tetor të vitit 2009, më e gjata e vënë re në Sistemin Diellor.  

Top Channel