Peqin, vrasje në qendër të qytetit
15/04/2010 17:35
Një vrasje me armë zjarri është kryer pak caste me parë në qendër të Peqinit, ku viktimë ka mbetur shtetasi Erjon Daja.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave Daja u qëllua me pistoletë nga shtetasi Sami Hasi.
Ky i fundit, saktësojnë burimet, pas vrasjes ka tentuar të vrasë edhe veten, por mbeti i plagosur.
Burimet shtojnë më tej se aktualisht ai ndodhet nën kontrollin e policisë, e cila pasi e ka dërguar në spital ka zbuluar nga hetimet paraprake se vrasja u krye pas një grindjeje për motive të dobëta.
Top Channel