Të drejtat e fëmijëve, në vëmendje kryesore

14/04/2010 14:55

Stina e eventeve të mëdha mes Shqipërisë dhe Italisë ka prekur edhe cështjen e të drejtave të fëmijëve. Ambasadori italian në Tiranë, Sabah D’Elia, bashkë me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli janë angazhuar për një interes më të madh me projekte të përbashketa për forcimin e ketyre te drejtave, me qellim per te bere edhe me te mire jeten per femijet shqiptare.

Zonja Topalli tha se sipas te dhenave zyrtare femijet ne Shqiperi perbejne ¼ e popullsise dhe eshte detyre paresore e politikes qe t’i kete ata ne vemendjen kryesore, vecanerisht ne arsimimin e tyre. Kryetarja e Kuvendit terhoqi vemendjen e drejtuesve te pushtetit lokal, qe te mos i lene vend betonizimit te qyteteve, por te krijojne sa me shume hapesira te gjelbra dhe argetuese per femijet.  

Bashkëpunimi italian ka projekte per femijet ne tre qytete te medha te vendit, ne Shkoder, Elbasan dhe Vlore dhe ambasadori italian, bashke me Kryetaren e Kuvendit, u angazhuan per shtrirjen e ketyre projekteve ne ndihme te femijeve edhe ne qytete te tjera te vendit.

Top Channel