Rama, në protestën e Durrësit

14/04/2010 15:15

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë në një lagje periferike të qytetit të Durrësit, ku banorët kanë protestuar kundër rritjes së cmimeve dhe mungesën e vendeve të punës.

“Pushteti  e ka kthyer votën në një votë për vetveten. Nuk do të vazhdojmë kështu, por do të protestojmë të gjithë bashkë për t’i dhënë fund kësaj historie me vjedhje dhe gënjeshtra”, u shpreh Rama.
 
Nderkohe deputeti i PS-së, Blendi Klosi ka marre pjese ne nje proteste te organizuar ne komunen Nikel te Krujes ne qender te se ciles ka qene mungesa e energjise elektrike apo tensioni i ulet qe vjen ne shtepite e tyre.  Sipas banoreve pervec demit njerezor kjo zone e njohur per prodhimin e mobiljeve po peson edhe nje dem te konsiderueshem financiar, pasi problemet me energjine elektrike e bejne thuajse te pamundur vijimin normal te punes.

“Ky komunitet ka shumë probleme, duke nisur që nga cmimet e mekanikës deri te cmimet e larta për ushqime”, u shpreh Klosi.

Ndërkohë ne kryeqytet deputetja Vasilika Hysi ka denoncuar ate qe e quajti mashtrim i hapur me faturat e ujit te pijshem.

Top Channel