Gjyqi ndaj Aldo Bares, avokati akuzon gjykatën

14/04/2010 16:35

Statusi i paqartë para gjykatës i dëshmitarit, Gramoz Selmani për të cilin prokuroria nuk ka sqaruar se cfarë është bërë me gjashtë akuzat e vrasjes që rendojne mbi të, e kane shtyrë avokatin e Aldo Bares të akuzoje gjykaten dhe prokurorine, për marreveshje me deshmitarin dhe njëanshmeri në proces.

Vladimir Meci lexoi memon e tij që juridikisht mund të cilesohet një shuplake për trupen gjyqësore, duke sjelle shkeljet qe gjykata ka bere me klientin e tij Aldo Bare. Avokati solli serish në kujtesë qëndrimin me dy standarde të të njëjtës gjykatë në dosjen Durrës-Kukës per te njejten kazus.

“Heshtja e gjykatës ështe shqetesuese, kur per Andi Tomen jep vendim tjeter ndersa per klientin vetem pse eshte Aldo jep vendim tjeter”, u shpreh Meci.

Kur gjykata kerkoi te mbylleshin dyert per publikun pasi ne salle do te deshmonte nepermjet video-konferences Mimoza Demiri, deshmitare okulare gjate ekzekutimit te te shoqit Xhevdet Demiri, i pandehuri Bare replikoi me togat e zeza, duke u shprehur se nuk e kuptonte se nga kush po mbrohej dëshmitarja.

Mimoza Demiri e cila vjen per here te dyte ne Gjykaten e Krimeve te Renda, kesaj radhe deshmoi per atentatin e 1999 ku i shoqi u ekzekutua nga kater pjesemarres ne Bandes e Lushnjes mes te cileve ndodheshin sipas saj edhe Aldo Bare dhe Enver Dondollaku. Gruaja pohoi se Aldo qelloi ne bresheri se bashku me te tjeret, ndersa motivin e konsideroi si nje xhelozi per shkak te bizneseve qe kishte viktima.

Top Channel