Britani, revistë me femra nudo për të verbërit

14/04/2010 10:20

Më në fund edhe në Britaninë e Madhe të gjithë personat e verbër do kenë revistën e tyre erotike.

Ideja është bërë realitet nga kanadezja Lisa Murphy, sipas së cilës, tregu i revistave erotike nuk ka menduar asnjëherë për këtë kategori njerëzish. 17 imazhe trupash të zhveshur popullojnë faqet e revistës “Tactile Mind” që do kushtojë 150 stërlina.

Në të shkuarën, vetëm “Playboy” kishte bërë dicka të tillë mes viteve ’70 dhe ’90, duke nxjerrë në treg disa revista të punuara në metodën Braille. Por gjithsesi bëhej fjalë vetëm për tekste pasi askujt më parë nuk i kishte shkuar në mendje për trupa nudo.

“Mendova të publikoja revistën pasi kuptova se vetëm të verbërit janë të privuar nga kultura e imazheve erotike”, thekson Murphy.

Top Channel