Australi, nafta kineze shkatërroi ekosistemin

14/04/2010 09:30

Derdhjet e naftës pas dëmtimit të anijes kineze “Sheng Neng 1” në Australi, kanë shkaktuar një dëm të madh në bregdetin e kontinentit të largët.

Sipas ekspertëve ambientalistë, gjendja mund të kthehet si më parë vetëm pas 20 vjetësh. Shefi i Autoritetit të Marinës Australiane, David Wachenfeld thekson se një pjesë e rëndësishme e ekosistemit është shkatërruar për shkak të sasisë së madhe të naftës së derdhur në det.

Anija kineze e transportit të naftës pësoi një defekt para pak ditësh në afërsi të bregdetit australian dhe megjithë përpjekjet që nafta të mos derdhej në det, forcat e shpëtimit nuk ia kanë arritur t’ia dalin mbanë.

Top Channel