Gagarin, shtëpi, para e makinë pas udhëtimit

13/04/2010 10:15

Lumë parash, një shtëpi e mobiluar, veshje, makinë, pajisje elektro-shtëpiake, piano…ky ishte cmimi që mori kozmonauti  Juri Gagarin për udhëtimin e tij të parë në orbitë më 12 prill të vitit 1961.

Gagarin dhe familjarët e tij gëzuan maksimumin e asaj që mund të ëndërronte një qytetar i ish-Bashkimit Sovjetik.

Ky sekret doli në dritë në sajë të tabloidit “Moskovski Komsomolets”, që ka publikuar dekrete qeveritare me anë të të cilave Gagarin u shpërblye.Cmimi në total ishte 15 mijë rubla, kur paga mesatare mujore ishte vetëm 82 rubla.

Top Channel