Lezhë, zhduket fëmija në lumë

10/04/2010 14:35

Një grup polumbarësh kanë nisur sot në mëngjes kërkimet per fëmijën 12-vjeccar nga lagja “Skënderbej” e Lezhës, i cili dyshohet te jete mbytur ne lume.

Pasditen e se premtes femija kishte hyre ne uje per te marre topin qe kishte rene gjate lojes dhe nuk ka dale me.

Deri tani, sipas policise nuk eshte gjetur asnje gjurme. Kanë qenë shokët e 12-vjecarit që lajmëruan policinë për ngjarjen e rëndë e cila ka mberritur ne vendin e ngjarjes.
 

Top Channel