PR mbledh përfaqësuesit e asamblesë rajonale

09/04/2010 19:30

Kryesia e Partisë Republikane mblodhi përfaqësuesit e asamblesë rajonale të qarkut Tiranë.

Gjatë takimit u diskutua mbi fillimin e punimeve për përzgjedhjen e përfaqësuesve të Partisë Republikane të cilët do të përfaqësojnë këtë parti në zgjedhjet lokale dhe të kandidatëve që do të garojnë për postet e kryetarëve të komunave dhe bashkive.

Gjatë fjalës se tij kryetari i republikanëve Fatmir Mediu tha se në 28 qershor shqiptarët votuan me bindje për të vazhduar drejt të ardhmes europiane me këtë mazhorancë dhe se kjo mazhorancë do të garantojë mbrojtjen e së vërtetës së zgjedhjeve, mbrojtjen e të vërtetës politike.

Top Channel