Ina Rama kërkon dosjet e gjyqeve në tryezën e saj

09/04/2010 19:35

Ndoshta e nisur nga dhjetra vendime, ku gjykatat kanë dhënë pafajësinë për mjaft të pandehur apo kanë pushuar cështjet e organit te akuzës për shkak të mungesës së provave, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama u kërkon vartësve të raportojnë në zyrën e saj për cdo vendim të tillë.

“Do të mundemi jo vetëm të kontatojmë gabimet e të metat, por të gjejmë edhe elementë mundësisht të sjelljeve abuzive me detyrën, të kryera këto nga prokurorë apo gjyqtarë, elementë të cilët mund të jenë të vlefshëm për nisjen e një procedimi disiplinor por edhe penal”, theksoi Rama.

Gjatë analizës vjetore, kërkoi gjithashtu bashkëpunim me policinë për të bërë efikas ligjin e ri antimafia. “Të gjithë e dimë që hetimi financiar ka hyrë në një fazë të re me ndryshimet që pësoi ligji antimafia. Duhet që edhe në këtë drejtim të koordinohet dhe bashkërendohet puna e prokurorisë me strukturat e Policisë së Shtetit, për t’i dhënë zbatimit të këtij ligji në praktikë, efektin real për të cilin është miratuar dhe që është goditja pasurore e krimit të organizuar”, shtoi shefja e organit të akuzës.

Kryeprokurorja u shpreh e pakënaqur për punën e oficerëve të policisë gjyqësore, që sipas saj nuk i përfundojnë porositë që u lënë prokurorët. Ndërsa në vijim të detyrave që la për 2010-ën, Ina Rama kërkoi të tregohet kujdes në njohjen e vendimeve penale të dhene nga shtetet e huaja.

o nga prokurore apo gjyqtare, elemente te cilet mund te jene te vlefshem per nisjen e nje procedimi disiplinor por edhe penal”, theksoi Rama. Gjate analizes vjetore, kerkoi gjithashtu bashkepunim me policine per te bere efikas ligjin e ri antimafia.

Top Channel