Berat, protesta për kasat fiskale

09/04/2010 16:35

Pronarët e pikave të karburantëve në Qarkun e Beratit kanë protestuar përpara degës së Tatim Taksave, pasi janë gjobitur me nga 100 mijë lekësh për mos vendosjen e kasave rregjistruese.

Rreth 100 pronarë karburantesh të mbedhur nga të gjitha bashkitë e këtij qarku kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestën e tyre duke përshkallëzuar, nëse nuk u hiqet gjoba e vendosur nga ana e kësaj drejtorie. Drejtoria e tatim taksave i ka gjobitur per shkak te kasave te cilat pronaret e pikave te tregetimit te karburanteve thone qe i kane paguar ne muajin janar.

Protestuesit shprehen se kanë lidhur kontratat pranë Ministrisë së Financave me firmat që kanë marë përsipër të vendosin kasat, por nga ana e tyre ende nuk është marë asnjë masë.

Top Channel