Nuk kthehet në burg, në kërkim i dënuari

08/04/2010 18:05

Një i dënuar është shpallur në kërkim nga policia pasi nuk është kthyer në burgun e Rogozhinës, ku kishte marrë një periudhe leje.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, të cilat nuk bëjnë publik emrin e personit të arratisur.

Megjithatë, burimet saktësojnë së personi në fjalë ishtë dënuar me 6 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike.

Top Channel