7 prilli i vitit 1939, për një grua nuk është thjesht dita e zezë kombëtare e pushtimit nga Italia.

Më 7 prill, kur vdiq pavarësia e Shqipërisë, familjes Puka i lindi vajza e saj. Zyrafetja, sot teorikisht feston 72 vjetorin e lindjes, por për shkak të anomalisë që shkaktoi në Shqipëri agresioni italian, në regjistrat e gjendjes civile, ajo rezulton e lindur disa ditë më vonë.

Me pushtuesin në dyert e vendit dhe me mbretin të arratisur pa lënë gjurmë, administrata shqiptare u shthur ashtu si edhe rezistenca e armatosur. Regjistrimi i të lindurve në atë ditë ishte vetëm një nga shumë detyrimet që shteti la pas dore më 7 prill. Nena e tre femijeve dhe shume niper e mbesave sigurisht ka qenë tërësisht e pandërgjegjshme për atë që ndodhte në vendin e saj në ditëlindjen e saj të largët. A

jo ka mesuar gjithcka nga rrefimet e familjareve dhe vecanerisht te se emes. “Kishin bombaruar shtepine dhe predha kishte rene ne dhome dhe drejt e ne bodrum ne tepsine e embelsires”, shprehet ajo. Historia e këtyre njerëzve, është dëshmia e asaj se çfarë do të thotë për popullin e thjeshtë një agresion ushtarak, edhe pse i maskuar si përqafim kulturor. Kalvari i peripecive per Zyrafeten e vogel do te vazhdonte. Familja e saj do te largohej nga qyteti i lindjes, Kukesi, drejt fshatit Krume. Atje do te qendronin per disa dite per t’u strehuar ne Gjakove.

“Mbi 50 veta ishin strehuar ne rrenjen e manit dhe aty qendruam ne heshtje sepse erdhen avionet e luftes qe hodhen 3 predha, shton Zyrafetja. Per vite me radhe kjo grua do te qendronte indiferente ndaj ditelindjes. Per te dyten here data do t’i ndryshohej, kete here jo per shkak te luftes por te nje gabimi njerezor.

“Gjate asaj kohe letrat e njoftimit u nderruan dhe u moren pasaportat. Kur shkoj ta marr kishin nderruar daten e lindjes dhe nga 20 prilli e kishin bere ne 20 qershor. E mora ashtu sic ishte. Nuk e festoj ditelindjen”, pohon ajo. Me tej, gruaja qe lindi ne nje kohe kaosi per vendin tone, do te ndiente keqardhje pse pikerisht ne diten kur doli ne drite me shume se nje gezim ishte nje vuajtje.  

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA