Rusi, vrasin shoqen dhe e servirin për darkë

07/04/2010 16:30

Një ngjarje makabre, e denjë për filmat horror ka tronditur Rusinë.

Protagonistë janë dy 20 vjecarët Maxim Golovatskikh e Yury Mozhnov, të cilët pas një mbremjeje nën tingujt goth metal, kanë copëtuar shoqen e tyre 16 vjecare Karina Barduchian dhe më pas ia kanë servirur për ta ngrënë studentes Ekaterina Zinovyeva.

Procesi në dëm të tyre po zhvillohet në Shën Pjetërsburg por është ndërprerë disa herë për shkak të tensionimit të situatës. Sipas deshmive, treshja e të rinjve shkoi në tualet ku ndodhi edhe ngjarja makabre. “Jetët tona tashmë janë shkatërruar por gjëja më e tmerrshme është mënyra si u vra vajza ime”, u shpreh mes lotësh e ëma e viktimës.  

Top Channel