Frutat dhe perimet s’e pengojnë kancerin

07/04/2010 10:00

Ngrënia e shumë frutave dhe zarzaveteve ka vetëm një efekt modest në mbrojtjen e njeriut nga kanceri. Kështu thotë një studim i kryer së fundmi, që ka lidhur dietën dhe sëmundjen.

Studimi, i kryer mbi 500 mijë evropianë, ka hedhur poshtë shpresat se një dietë “5 herë në ditë” mund të pengojë përhapjen e shkallës së kancerit.

Grupet ndërkombëtare të kërkuesve vlerësojnë se vetëm 2.5 përqind e kancerit mund të largohet nga dieta në fjalë.

Por ekspertët vazhdojnë të theksojnë se ngrënia e frutave dhe zarzavateve është kyce për shëndetin e mirë të njeriut.

Në vitin 1990, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi që të gjithë të konsumojnë në një ditë të paktë 5 racione frutash dhe perimesh për të parandaluar kancerin dhe sëmundje të tjera kronike.

Top Channel