Fondet e Korçës shkojnë për zonat e Shkodrës

07/04/2010 09:00

Një investim prej 80 milionë lekësh për zonën këmbësore në Korçë është anuluar me një vendim qeverie.

Projekti i zonës këmbësore, një investim i Bankës Botërore është anuluar për t’ia kaluar zonave të prekura nga përmbytja në veri të vendit.

Kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e bashkisë për faktin se një investim madhor në qytet do të mbetet pezull.

Kryetari i bashkisë, Niko Peleshi, thotë se fondet e caktuara për Korçën nuk duhet t’i kalojnë një tjetër zone pavarësisht nga problemet, dhe sipas tij, zgjidhja për zonat e përmbytura nuk duhet të cenojë investimet në qytete të tjera të mëdha.

Kërkesa e qeverisë për të transferuar fonde të Bankës Botërore nga qytetet ku ishin parashikuar investime në projekte infrastrukturore drejt veriut të vendit ka sjellë reagimin e bashkisë për faktin se zona këmbësore është një nga projektet më të mëdha për qytetin i parashikuar për këtë vit.

Top Channel