Sichuan, gjendet një kafshë misterioze

06/04/2010 16:45

“Jeti oriental”, kështu e kanë quajtur biologët një specie të cuditshme të zbuluar në Sichuan të Kinës.

Pa lekurë dhe me një bisht të cuditshëm, specia e vecantë është marrë fillimisht për një ari. “Duket si një ari por nuk ka qime dhe bishti i ngjan shumë një kanguri”, shprehet eksperti Hunter Lu Chin. Shumë banorë të zonës mendojnë se bëhet fjalë për krijesën gjysme ari dhe gjysmë njeri, ashtu sic flet edhe një legjendë në Kinë.

“As tingulli i zërit nuk i ngjan atij të arinjve pasi afrohet më shumë me atë të maceve”, shton ekzperti sipas të cilit, nuk dihet nëse kjo specie është e vetme në llojin e vet. Gjithsesi, analizat e ADN-së se kafshës do zbardhin përfundimisht misterin mbi qënien misterioze.

Top Channel