PS, projekti i riformatimit

06/04/2010 16:30

Grupi i punës i ngritur nga Partia Socialiste, për ndryshimet statutore, do t’i paraqesë nesër për shqyrtim dhe miratim Asamblesë Kombëtare propozimet për përmiresimin e legjislacionit të brendshem të kësaj partie.

Pika e pare do të jete ngritja ne nivel rrethi e nje strukture vendimmarrese, gjitheperfshirese dhe me perfaqesues nga te gjitha njesite vendore qe ka ne juridiksion rrethi. Grupi i punes ka vendosur ngritjen e Asamblese Kombetare ne nivel rrethi ne perberje te se ciles do te marrin pjese delegatet e kongresit te PSSH-së, si dhe drejtuest lokale dhe te forumeve te tjera te partise.

Kryetaret e Partise Socialiste ne komune dhe bashki nuk zgjidhen me permes parimit nje anetar nje vote, por nga anëtaret e Asamblese Socialiste të komunes ose të bashkisë.Një pikë tjetër është ngritja e një strukture të re në nivel qarku, që do të ketë rol koordinativ.

Në përbërje të kësaj strukture do të jenë deputetët e qarkut dhe kryetarët e partisë së rretheve. Ne Asamblenë Kombëtare të Partise Socialiste propozohet të hynë drejtperdrejt kryetarët e PS së rretheve, të zgjedhur nga anëtarësia e cdo rrethi. Një pikë tjetër do të jetë riformatimi i struktures se Partisë Socialiste në emigracion që do të synojë ta bëjë atë edhe më funksionale. Në lidhje me Forumin e Gruas Socialiste dhe FRESSH propozohet qe organizimi i tyre te jete i njejte me ate te partise ne te gjitha nivelet si dhe perfaqesuesit e tyre do te jene drejtpersedrejti anëtare te forumeve vendore dhe qendrore te partise.

Top Channel