29 Shkurti nuk shënon asnjë ngjarje të rëndesishme historike dhe nuk përben asnjë festë kombëtare. Por një komunitet shumë i vogël njerëzish të moshave të ndryshme në Shqipëri, e presin atë me padurim.

Të vetmit që e festojnë këtë ditë janë një kategori njerëzish të cilët për fatin e tyre kanë lindur në një ditë që vjen një herë në kater vjet, dhe po një herë në 4 vjet festohet edhe ditëlindja e tyre duke vënë kështu në pikëpyetje gjithë ligjësitë e llogaritjes së moshës. Klajdi Dushku është njeri prej tyre.

Jemi ne Universitetin Bujqësor të Tiranës. I riu studion ne vitin e dyte ne degen Hortikulture, shkenca e tokes dhe agreokologjise. Klajdi realisht është 22 vjeç, por dita e lindjes së tij është shënuar në kalendar vetëm 5 herë gjatë githë jetës së tij. “Zakonisht me ka thene edhe familja te mos e festoj para dhe zakonisht e festoj ne 1 Mars”, shprehet ai. Ditelindja e fundit qe ai i fiku qirinjte ne 29 Shkurt ishte para 2 vitesh, ne vitin e brishte 2008. Per rastesi ishte edhe pervjetor.

“Isha 20 vjec, festova fillimisht me shoket me pas me familjen”, shton Klajdi. Data 29 Shkurt, megjithese shihet si e vecante, ka shenuar 16 lindje ne Tirane dy vite me pare. Femijet e ketij viti te brishte jane kater djem dhe 12 vajza. Nje here ne kater vjet, viti kalendarik eshte me nje dite me shume pra nga 365 shkon ne 366 dite. E gjithe kjo histori vjen nga kohet e lashta ku me mbylljen e vitit diellor i cili kishte kater vite kalendarike ndodhnin shume ndryshime ne drejtimin e vendit. Nje vit diellor me kalendarin e sotem permbyllet me 29 shkurt.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA