“Mbreti” i Shqipërisë në prag të pensionit

06/04/2010 19:15

Do të shkojmë të takojmë një personazh që jo vetëm i ka dhënë emrin e tij një shenje horoskopi, por është njëkohësisht një mbret, ndoshta i vetmi mbret i njohur zyrtarisht në Shqipëri.

Vardi, luani mashkull i kopshtit zoologjik te Tiranes dhe mbretëron i vetëm në 28 mijë kilometrat katrorë të Republikës së Shqipërisë. Si çdo mbret tjetër, edhe ai ka një origjinë të huaj fisnike, por tashmë është qytetar shqiptar me letra të rregullta.

Njohesi i tij me i mire eshte specialisti Rrapi Selamaj. Vardi eshte nje nga arsyet kryesore pse femijet dhe vizitoret e tjere paguajne bileta per ne Zooparkun e Tiranës. Mbreti i pyllit ndonese jo ne ditet e tij me te mira dhe shume i plakur vazhdon te kete te njejtin sharm si ne ditet e lavdishme. Kushtet e kopshit jane permiresuar disi vitet e fundit dhe era neper dhomat e ekspozimit eshte bere me e durueshme gje qe ka rikthyer dhe vizitoret.

Por te mbash kete kafshe 2.5 metra te gjate dhe 1 meter te larte nuk eshte diçka e lehte. Edhe pse tranzicioni nga pyjet e savanes e deri te liqeni artificial ka qenë traumatik për të, kujdestaret ia kane gjetur shijen. “U japim 8 kg mish nga tre here ne dite. Eshte i fresket sepse keshtu e pelqejne. Ushqimin ua hedhim ne”, shprehet Rrapi. I ardhur ne Tiranë më 1994-en, Vardi ka kaluar po aq peripeci sa edhe te gjithe nënshtetasit e tjerë shqiptarë ne keto vite.

Ndoshta kafshet nuk mund te komunikojne por problemet ankthet dhe streset i vuajne njesoj. Me gjithe problemet shqiptare, Vardi ka nje mundesi qe te mos e leshoje optimizmin, pasi ai te pakten nuk eshte vetem. Ne dhomen e ekspozimit ai bashkejeton me Eldën, luanesha qe eshte prane tij qe ne fillim duke qene dashuria dhe familja e Vardit.

Por luani Vardi nuk eshte i famshem vetem mes femijeve. Ne zgjedhjet e fundit lokale ai ishte nje nga emrat me te lakuar dhe te perfolur per shkak te nje diete te dyshimte. E leme luanin me kushtet e tij tashme moderne, me dhomen e gjumit me kalorifer, me mishin e fresket dhe me shpresen se nuk do te jete me i vetmi ne Shqiperi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel