Liverpool, tentuan të kalonin të vdekurin ne aeroport

06/04/2010 19:10

Policët e aeroportit të Liverpool kanë kaluar një situatë vërtet të cuditshme, e denjë për filmakt komikë, ku dy femra gjermane kanë tentuar të kalojnë jashtë kufirit një 91 vjecar edhe pse ai ishte i vdekur.

Për të evituar pagesën prej 3 mijë stërlina të riatdhesimit, ato e kanë ulur 91 vjecarin në një karrige me rrota, duke tentuar të genjejnë policët se ai nuk është në gjendje të flasë.

Ngjarja ndodhi në fundjavën e Pashkës në aeroportin “John Lennon” ku dy gratë 41 dhe 46 vjece e kanë transportuar kufomën që nga Oldhami. Autoritetet janë alarmuar pasi zbuluan të vërtetën, duke arrestuar dy shtetaset gjermane. Sipas të dhënave të para, nuk bëhet fjalë për vrasje por për vdekje natyrale.

Top Channel