BE: 60% e qytetarëve me dhëmbë të vënë

06/04/2010 09:10

Pasi u pa impakti i krizës ekonomike në jetën e europianëve, Bashkimi Evropian ka vendosur të shohë tani higjienën orale të banorëve në 27 vendet anëtare.

Pas “këqyrjes” rezultoi se 60 përqind e qytetarëve nuk kanë më dhëmbë natyralë, por mbajnë proteza ose dhëmbë falsë.

Sipas një studimi të “Eurobarometro”, vetëm një minorancë e europianëve, pra 40 përqind e tyre kanë dhëmbë natyralë.

Shkak për prishjen e dhëmbëve është vec faktorit gjenetik, edhe mënyra e keqe e të ushqyerit, konsumimi i shumë vakteve pa larë dhëmbët, konsumimi i pak frutave dhe zarzavateve, si dhe vizitat e rralla te dentisti për shkak të shtrenjtësisë së tyre.

Top Channel