Angli, si të shesësh historinë e jetës në internet

06/04/2010 17:50

Një faqe interneti në Angli ka menduar një mënyrë mjaft origjinale për të “degjuar” të gjitha ata që deshirojnë të rrefejne nje ndodhi por nuk kanë ku ta bëjnë këtë.

Me sloganin “Nëse do të shësësh një histori dhe nuk di ku ta bësh këtu, ke gjetur vendin e duhur”, faqja e internetit Sellthatstory.com e shpikur nga dy gazetarë, mbledh histori të ndryshme dhe ua shet gazetave të Britanisë së Madhe.

Ideatorët e kësaj agjencie janë Angela Epstein dhe John Jeffay dhe ata theksojnë se nuk është asnjë i detyruar apo nën presion por e vërteta është se mund ta transformojnë jetën e tyre në para. “Do ju mbajmë për dore në këtë rrugëtim të ndjeshëm”, premtojnë Epstein e Jeffay. Mes seksioneve të ndryshme, ka edhe nga ata që duan të ruajnë privatësinë.

“Sa më e pabesueshme të jetë historia aq më shumë do fitoni”, thonë dy gazetarët, sipas të cilëve, pjesa më e madhe e gazetave apo revistave paguajnë deri ne 500 stëlina për një histori. “Kjo shifër mund të arrijë edhe deri në 1 mijë apo 2 mijë stërlina”, shprehen ata.

Top Channel