Tajlandë, majmun me forcat e policisë

05/04/2010 19:55

Në përpjekje për te përmirësuar raportet me komunitetin, policia e Tajlandës ka rekrutuar në radhët e veta anëtarin më të ri, një  majmuni.

I veshur me uniformë policie, majmuni i racës makaki niset në aksion me kolegët e vet homosapiensë, duke shetitur në makinen e policise. Majmuni 5 vjeçar Santisuk ka për detyrë të qëndrojë në pikën e kontrollit të policisë, ndërsa ai është i specializuar edhe në mbledhjen e arrave të kokosit.

Kjo është hera e parë që në policinë e vendit aziatik përfshihen edhe majmunë, kafshë e cila ka një rrugë të gjatë për të bërë me forcat e rendit, nëse e krahasojmë me qenin.

Top Channel