SHBA, Ipad-ët, shitje rekord që ditën e parë

05/04/2010 15:45

Janë mbi 300 mijë Ipad-ët e blerë në Shtetet e Bashkuara, në ditën e parë të shitjes.

Lajmin e bën të ditur kompania “Apple”, e cila nënvizon se në shifrën e mësipërme bëjnë pjesë edhe aparatet që ishin prenotuar më parë nga klientë të ndryshëm.

Po që ditën e parë, përdoruesit kanë shkarkuar rreth një milion aplikime, saktësojnë burimet pranë “Apple”.

Në total, ekspertët presin që shitjet të arrijnë në kuotën 5 milionë deri në fund të vitit 2010.

Top Channel