Galaktika Centaurus A, zbulohet radioaktiviteti gamma

05/04/2010 16:50

Sateliti i NASA-s Fermi ka marrë të dhëna mjaft interesante nga galaktika më e afërt më galaktikën tonë, e cila quhet Centaurus A.

Sipas të dhënave, në këtë galaktikë ka një emetim të madh të rrezeve radioaktive gamma. Nëse njeriu do mundej ta shikonte me sy të lirë kete galaktikë, ajo do të dukej si një nga objektet më të shndritshëm të qiellit. Centaurus A përbëhet nga dy sipërfaqe të mëdha gazi dhe nga një vrimë e zezë supergjigande.

Radioaktiviteti i vënë re nga Fermi është 100 miliardë herë më energjik se valët e radios. “Është dicka e pavënë re më parë tek rrezet gamma. Nëse teleskopët gamma do ishin shpikur para radios, atëherë astronomët do ta quanin Cenbtaurus A një galaktikë me rreze gamma”, shprehet Teddy Cheung nga “Naval Research Laboratory”.

E njohur me siglën NGC 5128, galaktika Centaurus A ndodhet rreth 12 milionë vjet dritë larg nesh në kostelacionin e Centaurit.  

Top Channel