Një puthje do të thotë burgim…

04/04/2010 16:20

Një puthje në Dubai të kushton burgim. Kaq i ka kushtuar një çifti britanik shprehja e dashurisë ndaj njëri-tjetrit në një ambjent publik.

Një gjykatë apeli në vendin arab la në fuqi dënimin e muajit janar të dhënë prej një gjykate më të ulët e cila e dënoi çiftin e britanikëve, Ajman 24 vjeç dhe Sharlote 25 vjeç me 30 ditë burgim si dhe gjobitje prej 200 eurosh.

Avokatët i “shkelësve të ligjit” u mbrojtën duke u shprehur se ata ishin puthur në qafë, ç’ka nuk përben shkelje të etikës publike në Dubai. Megjithatë pretendimet e palës akuzuese, një grua vendase 38 vjeçare  ishin ato që u morën parasysh prej gjykatës.

Top Channel