Barna të reja në listën e ilaceve të rimbursueshme

02/04/2010 13:30

Në listën e re të barnave të rimbursueshme e cila hyn në fuqi sot ka edhe 17 barna të reja, përmes se cilave synohet trajtimi i semundjeve kronike, si anemia, diabeti, sëmundjet polmonare dhe kanceri.

Me keto barna do te trajtohen kryesisht kategoritë si fëmijët, gratë, invalidët dhe pensionistët. Kjo listë do të kushtojë rreth 5.5 miliardë lekë të reja për një vit, nga të cilat barnat e reja kushtojnë 131 milionë leke.

Sa i takon barnave të reja ka nje rritje prej 2.4% ne raport me totalin e shpenzimeve dhe synohet përmirësimi i trajtimit me medikamente të rimbursueshme për kategorinë e grave, të cilat sot kanë një vëmendje më të madhe.

Top Channel