Kurthe në rrugë, taksë për të kaluar gropat

31/03/2010 12:00

Persona të armatosur qëndrojnë si një postobllok në rrugen e Qafës së Kumbullës që kalon mbi tunelin e Thirrës.

Segmenti prej 14 kilometrash është hapur nga kompania “Bektel Enka” për t’i dhënë mundësi mjeteve të kalojnë. Por persona të paidentifikuar banorë të luginës së Fanit kanë hapur disa gropa të mëdha në shtratin e rrugës me qëllim përfitimi. Dhjetëra mjete që duan të kalojnë atje ngelen në këto kurthe dhe për të dalë duhet t’i paguajne 500 deri ne 1000 leke drejtuesve të këtij kamioni, i cili i rimorkion.

Prania e armëve detyron drejtuesit e mjeteve të paguajnë shpejt. E gjithe kjo denoncohet nga vetë drejtuesit e mjeteve që kalojne në këtë segment rrugor provizor.

Rruga e Qafës së Kumbullës është hapur nga kompania ndërtuese e tunelit dhe me gjithë vështiresitë e mëdha që ka preferohet nga drejtuesit e mjeteve të cilët nuk duan të ndërmarrin udhëtimin në segmentin e vjeter Tiranë-Kukës. Dhe pse është e gjatë 14 kilometra,Qafa e Kumbullës nuk mbulohet me shërbim policor.

Top Channel