Aldo Bare ironizon me gjykatën

31/03/2010 16:40

Në fjalimin e tij të parë para togave të zeza, ish-kreu i bandes së Lushnjës Aldo Bare e ka kthyer  gjyqin në ngarkim të tij në një seancë batutash ironike jo vetem ndaj gjykatës por edhe medias. (UPDATE)

I veshur me të njëjtin kostum te zi me të cilin shfaqet gjithmonë para gjykatës Aldo Bare përshëndeti trupën gjyqësore me mirenjohje ironike për faktin se sipas tij e kane shpallur të pafajshëm dhe e kanë paraqitur si UFO-n e vendit.

Gjykatesja Fatmira Hajdari ju pergjigj po me ironi kur i tha se “i pandehuri ka te drejte te thote cfarë të doje ne gjykate”.

Nderkohe procesi ka vijuar me thirrjen e deshmitareve. Por duke qene se deshmitari A.K. mbrohet nga shteti prokurori Besnik Muci kerkoi qe procesi te behet me dyer te mbyllura, praktike kjo qe po ndiqet edhe ne gjyqe te tjera kur flasin deshmitaret e drejtesise. Deshmitari njihet si miku i Artur Dajes, vrare nga banda e Aldo Bares. Edhe ndaj deshmitarit ka patur tentative per ta eliminuar ngjarje ne te cilen ai ka mbetur i plagosur. Deshmitari ka folur edhe per pjesen tjeter te bandes, e cila aktualisht po vuan denimin ne burg te sigurise se larte.

Top Channel